VIDEO/Deputeti Tritan Shehu, pranë bizneseve të dëmtuara gjirokastrite

0
149

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka vizituar sot disa prej bizneseve në qytetin e gurtë, të cilat u dëmtuan mjaft rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Zoti Shehu në kontakt me pronarët e këtyre bizneseve, u ka premtuar atyre mbështetje financiare dhe kjo sipas tij, do të realizohet me kërkesë të këshilltarëve të PD në mbledhjen e radhës së Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës.

Mbështetja financiare për aktivitete të tilla ekonomike të dëmtuara rëndë nga përmbytjet, është shumë e domosdoshme u shpreh Shehu, ndryshe pasojat do të jenë shkatërruese jo vetëm për ato biznese, por edhe për ekonominë në agoni të Qarkut Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here