VIDEO/Dita e pestë e grevës, paralizim total i linjave të transportit të udhëtarëve

0
162
Prej pesë ditësh shoferët e linjave të transportit të udhëtarëve në Gjirokatër vijojnë të bojkojtojnë aktivitetin e tyre në në shenjë proteste. Sipas tyre konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe që marrin udhëtarë në vende të pacaktuara.
Ata kundërshtojnë që Libohova dhe Dropulli të kenë linjë transporti drejt kryeqytetit ndërsa për daljen nga greva shoferët kanë vendosur si kusht pezullimin e këtyre linjave nga Ministria e Transportit.
Të gjendur në kushte të tilla, banorët e Qarkut të Gjirokastrës, ngelen pa zgjidhje për të udhëtuar në destinacione të ndryshme pasi kjo protestë do të vijojë deri në përmbushje të kërkesave të shoqërive të transportit që operojnë në jug të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here