VIDEO/Drama e familjes Xhemali në Memaliaj, fëmijë të pa ngrënë pa asnjë lloj asistence sociale

Mes dhjetëra familjeve shumë të varfëra në qytetin e Memaliajt, rezulton edhe ajo e Bujar Xhemalit. Familja katër anëtarëshe, jeton në një banesë përdhese e cila është në ruajtje prej tyre pasi një shtëpi të vetën nuk e kanë. Katër pjestarët e familjes jetojnë në skamje të plotë brenda katër mureve me lagështirë dhe në errësirë 24 orëshe. Debitë e pashlyera ndaj OSHEE, kanë detyruar këtë të fundit të ndërpresë rrymën elektrike tek kjo familje. Bashkëshortët Bujar dhe Miranda Xhemali, janë të papunë, ndonëse kryefamiljari është në kërkim të përditshëm të sigurimit të bukës së gojës për fëmijët e tij.

Katër muaj më parë, kjo familje u përjashtua nga skema e ndihmës ekonomike pasi nuk plotësonin pikët. Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë i ndryshëm nga herët e tjera për fëmijët e familjes Xhemali.

Dy djemtë janë ndjekës të rregullt të klasës së nëntë dhe të tretë. Shkuan në shkollë të pangrënë. Racionin e fundit të bukës e mbaruan 24 orë më parë e prej asaj kohe, nuk kishin vënë asgjë në gojë.

Kryefamiljari kishte ikur që në mëngjes në kërkim të ndonjë pune për të siguruar bukën e përditshme. Nëna e tyre Miranda, loton përditë për fatin e mjerë të fëmijëve të saj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment