VIDEO/Drejtoresha e shkollës 9 vjecare “Avni Rustemi”, minimizon ngjarjen

0
207

Drejtoresha e shkollës 9 vjecare “Avni Rustemi” ne qytetin e Libohoves Vjollca Idrizi ka reaguar per here te pare pas ngjarjes se ndodhur prej dy ditesh ku nxenesit u rrezikuan seriozisht nga intoksikimi si pasoje e rrjedhjes se gazit nga kaldaja.

Ne nje prononcim per Jugunews.net ajo thote se nuk pati pati rrezik shpërthimi. Nuk ishte në situatë shpërthimi, era e gazit që u hap ditën e hënë ishte pasojë e një manovre që bëhet tek depozita e kaldajës që u fut në ambientin e shkollës, por nuk kishte rrezik shpërthimi nxënësit ishin jashtë se nuk kishte filluar mësimi. Qëndruan në palestrën e shkollës jashtë duke luajtur, ndërkohë orën e dytë filloi mësimi normalisht-tha drejtoresha.

Drejtoresha Idrizi tha se kaldajat kanë funksionuar qëkur janë ndezur. Të hënën që filloi shkolla, pati defekt u raportua në bashki, u morën masat dhe ditën e djeshme janë rregulluar dhe janë në funksionim normal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here