VIDEO/E TURPSHME! Nderohet nga Tërmet Peci, persekutori i qindra familjeve

0
174

Shumica e votave në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, ka diktuar aprovimin e titullit “Qytetar Nderi” të Manxhar Binajt, njëri prej drejtuesve të nomeklaturës komuniste në jug të vendit.

Tentativa e parë për të aprovuar një vendim të tillë, u tërhoq pas apelit të organizatave të ish persekutuarve politikë cka bëri që Tërmet Peci të “arkivojë” këtë dosje, ndërsa e dyta, qëlloi e rrufeshme dhe nuk la vend për diskutim. Tërmet Peci kryetari i Bashkisë së Tepelenës, ka qenë këmbëngulës në nderimin me titullin më të lartë që mund të japë një këshill bashkiak, ndaj një aparatciku komunist.

Ky është Manxhar Binaj i cili ka ushtruar funksione drejtuese në sistemin komunist në vitet ’70-’80 kryesisht në Gjirokastër, Tepelenë e Vlorë duke qenë kryetar i Komitetit të Partisë në rrethet e sipërpërmendura. Vendimi është marrë nën forcën e kartonit të këshilltarëve të majtë ku përbëjnë shumicën në Këshillin Bashkiak të Tepelenës cka është kundërshtuar fort nga këshilltarët e djathtë që janë në minorancë në legjislativin vendor.

Kreu i këshilltarëve të djathtë Xhafer Mece, e quan si një akt tërësisht të turpshëm nderimin që i bëhet me një titull të tillë, një funksionari komunist, i cili ka firmosur urdhëra për internime dhe burgosje të familjeve tepelenase, gjirokastrite dhe vlonjate kur ka qenë në krye të Komitetit te Partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here