VIDEO/Erozion në Tërbuq, evakuohen pesë familje

0
175

Pesë familje janë evakuar në fshatin Tërbuq të Bashkisë Gjirokastër, pas rrezikut që paraqet erozioni në pjesën verilindore të këtij fshati, pjesë e Njësisë Administrative Odrie.

Evakuimi ka ndodhur një ditë më parë në orët e vona të mbrëmjes nga ana e Policisë ku ka ndërhyrë për të shmangur një situatë të pazakontë dhe me pasoja në njerëz. Masivi e dherave nga lartësitë e fshatit ka rënë pranë pesë banesave dhe aq më tepër kur rrezikohej jeta e banorëve nga rrokullisja e një shkëmbi përmbi livadhin e Gjolikut.

Emergjencat Civile në Bashkinë e Gjirokastrës, kanë qenë përgjatë mbrëmjes së djeshme në vendngjarje, nga ku dhe kanë izoluar zonën dhe evakuar familjet.

Mëngjesin e sotëm, në vendngjarje ka shkuar kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami duke parë nga afër pasojat e shkaktuara nga erozioni që shkaktuan rreshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit. Për kreun e Drejtorisë së Emergjencave Civile në Bashkinë e Gjirokastrës Fatri Brahimi, masivi shkëmbor që ndodhet buzë të greminës, parashikohet që të copëtohet me kompresor dhe kjo pas analizimit të situatës nga Reparti i Xhenjos dhe specialistët e këtij reparti në Ministrinë e Mbrojtjes. Këta të fundit pritet të mbërrijnë ditën e premte për të përcaktuar modalitetet e ndërhyrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here