VIDEO/Eurodeputetja greke: Vrasja e Katsifas do t’ju hapë probleme me anëtarsimin në BE

Eurodeputetja Eleni Theocharous në një deklaratë për mediat shqiptare ka dënuar edhe njëherë vrasjen e ekstremistrit grek, Konstandinos Katsifas duke kërcënuar autoritetet shqiptare.

Sipas saj, të gjithë në Parlamentin Europian e kanë marrë vesh ngjarjen dhe e kanë dënuar dhe se kjo kjo vrasje do t’i hapë probleme Shqipërisë në rrugën e anëtarsimit të saj në Bashkimin Europian.

Fjala e plotë e Eleni Theocharous: 

E quaj veten një aktiviste të të drejtave të njeriut pasi kam kaluar gjithë jetën duke punuar me persona në nevojë nga e gjithë bota.

Kjo është arsyeja që jam këtu sepse janë dhunuar të drejtat e minoritetit grek. Pas ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së Katsifas, unë besoj se ne kemi të drejtë të investigojmë të gjitha provat.

E dënoj mënyrën se si media shqiptare më ka portretizuar. Unë nuk jam ekstremiste. S’jam as fashiste. Jam aktiviste e të drejtave njerëzore. Në Parlamentin Europian të gjithë e dinë. Po luftoj që të ndihmoj Shqipërinë që të anëtarësohet në BE. Por mesazhi im për shqiptarët është që me derdhje gjaku nuk e arrini dot këtë. Ata kanë të drejtë për një gjyq të drejtë.

Në vend që ta vrisnin le ta arrestonin. Kjo situatë do të shkaktojë jo pak probleme me procesin e tyre të anëtarsimit. Askush nuk do ta pranojë mënyrën tuaj të të sjellurit. T’ja çojnë trupin familjes për varrim. Kjo sjellje do të influencojë të gjithë pjesëtarët e BE. Po të isha si ata do të thoja pse po e mbajnë akoma trupin në morg. Por s’kanë asnjë arsye.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment