VIDEO/Fakte tronditëse në gjyqin ndaj Ajet Rrexhep, avokati i të pandehurit shtang ekspertët

0
260

Gjyqi në Apelin e Gjirokastrës ngarkim të Ajet Rexhepit i dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit në Sarandë me 25 vite burg për vrasjen ndah Pajtim Shehut më 13 shkurt të 2016 në fshatin Shkallë, ka marrë një rjedhë të papritur ngjarjesh. Në seancan e radhës së organizuar sot në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, kanë dëshmuar tre ekspertët kriminalistikë që kanë qenë protagonistë në vlerësimin e situatës në vendin e krimit. Ndonëse séanca është zhvilluar pa praninë e mediave, kryetari i trupit gjykues Tomor Skreli, u ka dhënë të drejtën e përballjes me të pandehurin Rexhepi, të të tre ekspertëve si dhe me avokatin e të dënuarit Rexhepi.

 

Në dëshmitë e tyre para trupit gjykues, dy nga tre ekspertët, kanë hedhur dritë rreth mënyrës sesi është vepruar në terren, pozicionin e prirët që ka qenë vendi ku u vra viktima me vendin ku supozohet të ketë qëlluar agresori, si dhe gjurmët e predhës së plumbit në trup të viktimës që për ekspertin mjeko-ligjor, ka qenë qitje e drejtpërdrejtë. Kjo hedh poshtë të gjithë vlerësimin e prokurorëve në Sarandë, që kanë bazuar hetimet e tyre se qitja të jetë kryer në distancë cka nuk do të ishte e drejtpërdrejtë.

Nga ana e vet avokati i të pandehurit Fran Dashi, ka kërkuar ardhjen përmes forcës të prokurorit të Sarandës Lorenc Mërkuri dhe ish shefit të krimeve në Komisariatin e Policisë në Sarandë për të dhënë dëshminë e tyre në kushtet kur ngjarja po merr një zhvillim të ri. Mirëpo kjo kërkesë, nuk është aporvuar nga gjyqtari Skreli. Refuzimi i kërkesës së avokatit Dashi, sipas këtij të fundit, errëson më tepër dhe kompromenton vendimin që mund të japë kjo trupë gjykuyese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here