VIDEO/Fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në Gjirokastër

0
177

Ka nisur ne oret e drekes, shperndarja e materialeve zgjedhore ne KZAZ nr 78 qe i perket Bashkise se Gjirokastres. Forca te shumta policie te pajisura me automatik kallashnikov dhe me mjete te tjera mbrojtese, kane ruajtur kutite e votimit ne momentin e transportit prej Pallatit te Sportit e ne automjetet private qe ishin faturuar nga KZAZ, per te cuar materialet ne qendrat e votimit.

Para Pallatit te Sportit, ishin mbledhur me dhjetera militante te Rilindjes per te mbrojtur votat e pa shenjuara.

Nuk eshte rregjistruar ndonje incident ndonese ishte paralajmeruar tubim i simpatizanteve te PD para KZAZ. Procesi i shperndarjes se materialeve zgjedhore, ka vijuar normalisht edhe ne gjashte KZAZ e tjera te Qarkut te Gjirokastres pa u shoqeruar me incidente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here