VIDEO/Flota e motociklistëve italianë mbërrin në Gjirokastër

0
160

Në Gjirokastër sot ka zbarkuar flota e motociklistëve italianë të pasionuar pas prodhimeve të Vespa-s, i cili njihet si mjeti më i preferuar motorrik i italianëve.

Kanë qenë afro 200 motociklistë të ardhur nga rajone të ndryshme të Italisë të cilët kanë zgjedhur ditën e sotme të ndërmarrin turin e tyre motociklistik, në kalldrëmet e qytetit të gurtë. Ceremonia e mbërritjes së tyre nga Italia, është organizuar në sheshin “Cerciz Topulli” ku i ka pritur kryetarja e Bashkisë Zamira Rami nën shoqërinë e konsullit të Nderit të Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi.

Më pas, të 200 motociklistët përgjatë 120 minutave të qëndrimit në qytet, kanë ndërmarrë turin e tyre në destinacione brenda vijës së verdhë të pjesës historike të qytetit. Sa në kështjellën e qytetit, sa në banesën e ish diktatorit Enver Hoxha në lagjen Palorto, apo dhe në lokacione të tjera muzeale, duke i prekur të gjitha vendet me frekuencë të lartë vizitueshmërie.

Për kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, vizita e sotme e motociklistëve italianë, është në kuadrin e sezonit turistik që ka celur Gjirokastra dy javë më parë ndërkohë që zonja Rami ka falenderuar konsullin e nderit në Gjirokastër Teodor Bilushi, për aktivitetin e sotëm i cili hap dyert për ardhjen e të tjerëve turistëve italianë në kryeqendrën e jugut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here