VIDEO/Fluks kthimesh në Kakavije, në 1 javë 250 shqiptarë i’u refuzohet hyrja në Greqi

Brenda një jave në pikën kufitare të Kakavies janë kthyer mbrapsht nga Policia Greke rreth 250 shqiptarë ku 50 prej tyre, janë cilësuar të padëshiruar në hapësirën Shengen. Shkaqet e kthimit mbeten shpeshherë qesharake pasi nëse dispononin garanci nga pala pritese, ju kërkonin më shumë të ardhura financiare. Vetë të kthyerit nga policia helene besojnë se kthimet kanë lidhje me ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë nga RENEA 35 vjecari Kacifas mesditën e të dielës së 28 tetorit.

Hakmarrja e pakuptimtë në kufirin shqiptaro-grek është një fenomen që ndodh shpesh sa herë pala greke ka donjë pakënaqësi nga pala shqiptare, në fund ata që e paguajnë janë shqiptarët e thjeshtë të cilët ngelen në mes të katër rrugëve dhe detyrohen të kthehen mbrapsht më një kryq në pasaportë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment