VIDEO/Fshati Anë Vjosë në Tepelenë, 30 vjet pa “shtet”

0
199

Një fshat i tërë pa pasur vëmendjen e qeverive shqiptare këtu e 30 vjet. Bëhet fjalë për fshatin “Anë Vjosë” i cili e ka marrë emrin nga vendodhja pranë lumit Vjosë.

Fshati ndodhet 20 km në veriperëndim të qytetit të Tepelenës dhe ka një popullsi prej 300 banorësh. Kur janë lodhur nga ankesat karshi autoriteteve vendore apo dhe qëndrore për problemet me të cilat ndeshen, banorët e kanë parë të udhës t’i drejtohen Jugunews.net

Pa rrugë, pa ujë, dhe pa asnjë mundësi për të gjallëruar aktivitetin bujqësor apo dhe produktet e këtij të fundit, është panorama e këtij fshati ku potencialet nuk mungojnë. Banorët mjaft të irrituar me indiferencën e treguar nga pushtetarët e ndryshëm përgjatë këtyre 30 viteve, shënjestrojnë vetëm ata të cilët ndonëse u marrin votën në fushata zgjedhore, u kthejnë kurrizin kërkesave të tyre që janë më shumë sesa elementare.

Uji i pijshëm ka 30 vjet që nuk duket në rubinetat e cesmave dhe kësisoj e sigurojnë përmes hapjes së puseve, ndërkohë që rruga e gjatë 1.5 km është jashtë cdo lloj standarti.

Ndërkaq kryetari i fshatit Metat Shehu, sulmon qeverinë shqiptare për indiferencë të ekzagjeruar ndaj këtij komuniteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here