VIDEO/Fshati Humelicë drejt “karantinës”, infektimi i ujit të ndotur me fekale bagëtish

0
185

Banorët e fshatit Humelicë, në prag infeksioni masiv.

Depoja e ujit të pijshëm është pushtuar nga bagëtia dhe mbetjet depërtojnë në thellësitë e saj duke përbërë rrezik evident për jetën e 200 banorëve të këtij fshati që është pjesë e Njësisë Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër.

Problemi në fjalë është ngritur disa herë në organet vendore por deri më tani, nuk është ndërmarrë asnjë masë. Analizat e ujit të pijshëm në këtë depo, nuk janë bërë asnjëherë duke shënuar dhe një rast të jashtëzakonshëm në mungesën e kujdesit parësor që duhet të kenë institucionet vendore të shëndetit dhe përkujdesit shëndetësor.

Deri më tani, jane shenuar tre raste me hepatit apo verdhëz kryesisht tek fëmijë të vegjël si pasoje e konsumit te ujit, ndersa te tjeret detyrohen të sigurojne lengun jetesor përmes burimeve te tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here