VIDEO/George Sorros në Gjirokastër

Rruga “Xhorxh Sorros” në Gjirokastër, ka kohë që egziston. Ka qenë aprovim njëzëri i të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës këtu e pesë vite të shkuara, që kjo rrugë, të mbajë emrin e multimiliarderit amerikan Sorros. Në atë periudhë, pak njihej Sorros dhe ata që e njihnin, merrnin për referencë, kontributin që ka dhënë fondacioni “Sorros”, në rindërtimin e këtij kopështi, i cili është rehabilituar me fondet e Sorros këtu e 21 vjet të shkuara dhe si kontribut i vetëm i fondacionit me të njëjtin emër në fushën e arsimit në qytetin e gurtë. Nuk dihet se kush ka qenë propozuesi për vendosjen e emrit Xhorxh Sorros kësaj rruge sekondare në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës. Por si një rrugë pa emër që ka egzistuar dikur dhe ku për orjentim njerëzit e kanë pasur më të lehtë të thoshnin “andej nga Sorrosi”, “pas Sorrosit”, “poshtë Sorrosit” apo “mbi Sorrosin” duke i’u referuar kopështit, Këshilli Bashkiak e pati më të lehtë që kësaj rruge, t’i ngjitej emri i Xhorxh Sorrosit. Dhe kështu u bë. Kreu i atëhershëm i Bashkisë Flamur Bime, firmosi vendosjen e emrit të kësaj rruge mjaft të frekuentuar në kuadër të vendosjes së emrave rrugëve në të gjithë qytetin projekt i atëhershëm i qeverisë shqiptare në kuadër të saktësimit të adresave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment