VIDEO/Homazhe tek “Cerciz Topulli” për 106 vjetorin e pavarësisë

0
133

Është përkujtuar sot 106 vjetori i pavarësisë së vendit, ndërkohë që PD lokale, ka përkujtuar edhe 74 vjetorin e clirimit. Përfaqësues më të lartë të pushtetit vendor në Gjirokastër, drejtues institucionesh dhe nga subjektet politike, janë bashkuar në vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule, në monumentin e Heroit Kombëtar Cerciz Topulli, në sheshin ku mban emrin e tij.

Ceremonia është organizuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut të Gjirokastër dhe kanë marrë pjesë prefekti Astrit Aliaj, kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila, kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, kryetari i PS Gjirokastër Bledi Kaci, kryetari i PD Gjirokastër Dashnor Aliko, si dhe përfaqësues të tjerë nga pushteti vendor.

Prefekti Astrit Aliaj pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e Cerciz Topullit, është shprehur se dita e pavarësisë është një datë që përkujton kontributin e patriotëve vendas. Ndërkohë që edhe kryetarja e Bashkisë Zamira Rami dhe kreu i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj, ka vlerësuar kontributin e dhënë nga ana e patriotëve gjirokastritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here