VIDEO/Horror aksidenti në Jorgucat, humbin jetën dy gra nga Lazarati, e treta rëndë

0
177

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Gjirokastër, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri. Policia njofton se kanë humbur jetën dy gra dhe është plagosur rëndë një tjetër, teksa janë përplasur në anë të rrugës nga një kamionçinë.

Përplasja ka rezultuar fatale për shtetaset H.Ç e S.K banuese në Lazarat, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e drekës së sotme në fshatin Jorgucat, ku mjeti që ka përplasur gratë drejtohej nga shtetasi Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër.

Sipas grupit hetimor, mendohet se drejtuesi i mjetit, në momentin fatal e kishte zënë gjumi dhe mjeti mori drejtimin lindor të rrugës duke u përplasur fillimisht me bordurat anësore dhe më pas me gratë të cilat qëndronin të ulura në bordurë në pritje të mjeteve të rastit, për të shkuar në shtëpi.

Përplasja ka qenë vdekjeprurëse për H.C. e cila është goditur me pjesën e djathtë të kofanos duke e lënë në vend të pajetë, ndërkohë që dy gratë e tjera të panikosura, kanë qëndruar të ngrira cka kësisoj i mori përpara mjeti deri sa u vetfrenua.

Ndonëse kanë shkuar në spital, dy prej grave kanë dhwnë shpirt gjatë rrugës, ndërsa e treta, është në gjendje shumë të rëndë për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here