VIDEO/Inagurohet një tjetër rrugë e kalldrëmtë në zonën muzeale të Gjirokastrës

0
165

Inagurohet rruga “Haxhi Dalipi” pranë gjimnazit “Asim Zeneli” ne Gjirokaster. Edhe ky segment rrugor është i punuar në kalldrëm me buxhet nga Bashkia e cila ka fokusuar vëmendjen e saj në rrugë dhe rrugica që vizitohen më shumë nga turistët.

Kryebashkiakja Zamira Rami tha për Jugunews.net se restaurimi i këtyre rrugëve ka nisur që prej një viti, të cilat kanë qënë të domosdoshme jo vetëm për komunitetin por edhe për vizitorët.

Kjo është rruga e dytë që inagurohet nga bashkia ndërkohë që gjenden në proces edhe disa segmente të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here