VIDEO/Interes i paparë për protestën e opozitës, qindra protestues nga Gjirokastra drejt Tiranës

0
172

Qindra simpatizantë të PD dhe LSI në Qarkun e Gjirokastrës, i janë bashkuar protestës së sotme të opozitës shqiptare e cila do të organizohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, intensiteti i lëvizjeve në drejtim të kryeqytetit, ka qenë i madh dhe interesimi po kaq. Vetëm sot, nga Gjirokastra në drejtim të kryeqytetit, janë nisur katër autobuzë, dhe pesë furgonë ndërkohë që shumë të tjerë, janë vetorganizuar duke shkuar në protestë me automjetet e tyre.

E njëjta panoramë është rregjistruar edhe në Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë ku protestuesit e opozitës janë organizuar për të shkuar në kryeqytet.

Burime nga PD lokale, konfirmojnë se vetëm nga Gjirokastra, janë nisur rreth 450 persona në drejtim të kryeqytetit, ndërsa në rang qarku, numri total përllogaritet diku tek 1000 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here