VIDEO/Izolimi i fshatrave në Gjirokastër, prefekti Aliaj, thërret Shtabin e Emergjencave

0
164

Mbledhja e Shtabit të Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit mbasditen e sotme, shërbeu për raportimin e situatës nga cdo njësi vendore të Qarkut të Gjirokastrës dhe nuk shërbeu për asnjë lloj zgjidhje të situatës së rënduar. Përfaqësues të njësive vendore, si dhe drejtuesit kryesorë rajonalë, kanë raportuar për situatën në terren dhe sidomos për mungesën e qarkullimit të lirshëm në zonat rurale. Në mbledhjen e sotme është analizuar situata për cdo njësi vendore dhe në përfundim është lënë detyrë që këto të fundit të ndërhyjnë përmes fondit të emergjencave që është i deleguar cdo 12 mujor nga qeveria shqiptare. Mirëpo ky fond në rastin e Bashkisë së Libohovës është 1 milionë lek cka duket tepër qesharak për të përballuar emergjenca të karakterit kohor ku në Libohovë e Zagorie, fshatrat qëndrojnë të izoluar dhe mjetet borëpastruese mungojnë.

Për këto të fundit prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, ka kërkuar nga drejtuesit e Njësive Vendore, lidhjen e kontratave me subjekte të ndryshme për ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese dhe në mungesë të tyre, përmes automjeteve të tjera të vëna në dispozicion nga ndërmarrjet shtetërore.

Në mbledhjen e sotme, askush nuk kishte guxim nga drejtuesit vendorë, të conte zërin dhe njëkohësisht të drejtonte gishtin nga qeveriashqiptare si përgjegjëse kryesore për situatën në fjalë. Fondi i emergjencave civile për bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës është qesharak në një kohë kur kjo zonë në muajt e dimrit, ka mot të rënduar me rreshje dëbore dhe shiu shoqëruar me bllokime të rrugëve rurale apo dhe përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here