VIDEO/Ja sesi duket aksi i bllokuar Levan-Tepelenë nga rrëshkitja e dherave prej lartësive

0
138

Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore. Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen.

Është një rrugë problematike për mangësitë në ndriçim dhe sinjalistikë. Rënia e gurëve nga lart tani e bën edhe të rrezikshme.

Autostrada Levan-Tepelenë në zonën e Fratarit është bllokuar. Një masiv gurësh nisi të bjerë që prej fillimit të javës për shkak të reshjeve të dendura të shiut duke bërë që rruga paa 5 ditësh të jetë e bllokuar tëresisht. Automjetet devijojnë duke e përshkuar këtë zonë nga rruga e vjetër Levan-Tepelenë, ndërsa autoriteti rrugor duket se do ta zgjidhë përfundimisht këtë situatë.

Puna ka nisur në lartësi të kodrave mes të cilave kalon autostrada. Si fillim një sistem kullimi për ujërat të cilat vërshojnë duke rrëzuar gurët në rrugë. Më pas heqja e gurëve me shpresën se nuk do të bien më.

Zona e Mallakastrës nëpër të cilën kalon kjo pjesë e autostradës ka terren të rrëshkitshëm dhe shkarjet e tokës janë dukuri e shpeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here