VIDEO/Ja si na trajtuan grekët në Kakavije, flet trajneri i ekipit të futbollit Antigonea

Ekipi i futbollit “Antigonea” në Gjirokastër është ndaluar ditën e sotme të kalojë kufirin drejt Greqisë në Pikën Kufitare të Kakavijes, ndërsa trajnerit dhe kapitenit të ekipit, Aleksandër Serjani i është vendosur kryq në pasaportë.

Sic raporton gazetarja e News 24 Brikena Metaj, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur 11 anëtarët e ekipit janë paraqitur në këtë pikë kufitare me qëllim kalimin e kufirit për një periudhë dyditore. Ata ishin ftuar për një ndeshje miqësore në ishullin e Scopalos në Greqi.

Sipas pohimit të kapitenit Serjani, fillimisht pala greke nuk u ka hapur probleme, ndërsa ka marrë për kontroll pasaportat dhe dokumentet që dispononin, por më pas u është komunikuar vendimi për t’u kthyer mbrapsht për shkak të mungesës së garancisë individuale.

Një pjesë e anëtarëve të ekipit nuk kishin nxjerrë garanci.

Situata është përkeqësuar kur kapiteni Serjani ka vënë re se në pasaportën e tij ishte vendosur kryq, ndërsa nuk ka mundur të marrë asnjë sqarim dhe arsye nga pala greke për vendosjen e kryqit.
I kontaktuar nga gazetarja e News 24 Brikena Metaj, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, pohon se në bazë të rregullave, anëtarët e ekipit duhej të paraqisnin garanci, dokument që një pjesë e ekipit nuk e kishin, pavarësisht se dispononin ftesën e ekipit mik. Përsa i përket kryqit në pasaportë, vlefshmëria e tij është 24 orëshe.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment