VIDEO/Java e Ali Pashait në Tepelenë me shumë aktivitete

Qyteti i Tepelenës ka çelur sezonin turistik mesditën e sotme e tok me të edhe “Javën e Ali Pashë Tepelenës”. Aktivitetet kanë startuar paradite me organizimin e një sesioni shkencor për nder Ali Pashë Tepelenën ku nuk munguan analizat nga studiues të ndryshëm që ishin ftuar nga Bashkia e Tepelenës me këtë rast.

Prezente në këtë aktivitet ishte edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputeti socialist Bledi Cuci. Zonja Kumbaro në fjalën e vet përshëndetëse, ka vlerësuar organizimin e aktiviteteve të tilla nga Bashkia e Tepelenës të cilat kanë një vlerë të padiskutueshme në promovimin e vlerave të zonës.

Përmes promovimit kemi qëllim të ruajmë dhe vlerësojmë pasuritë tona historike, kulturore e natyrore që janë bazë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm-është shprehur Kumbaro. Krahas veprimtarisë shkencore në Pallatin e Kulturës në Tepelenë, në sheshin qëndror të qytetit, aktivitetet kanë vijuar me ekspozitën me materialet e Ali Pashë Tepelenës në Arkivin Qendror Shtetëror, korrenspondenca, dokumente administrative dhe të tjerët për Ali Pashën. Ndërkohë që nuk ka munguar prezantimi i kulinarisë së zonës me produkte bio të përgatitura sipas traditës nga amvisat e zonave, Kurvelesh, Lopës, prezantim i objekteve dhe instrumentave “Laberia” etj.

Pjesë e promovimit ishte edhe kostumeografia dhe polifonia Labe e cila është një nga vlerat më të rralla pjesë e UNESCO dhe pjesë e idenditetit shpirtëror të Labërisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment