VIDEO/ Kandidatët Shehu, Dhimitri e Kasaj, takim me intelektualët në Përmet

0
885

Kandidatët për deputetë të PD Tritan Shehu, Fatjona Dhimitri dhe Arjan Kasaj, kanë zhvilluar një takim elektoral me intelektualë të qytetit të Përmetit.

Theksi ka rënë në angazhimin e tyre në jetën sociale pas formimit të qeverisë së PD të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Pikërisht nisur nga potencialet që ka Përmeti dhe gjithë Qarku, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë Tritan Shehu, u shpreh se PD, ka paraqitur tek elektorati një grup të shkëlqyer kandidatësh për deputetë duke nisur nga Roland Bejko, Kosta Barka, Besnik Aliaj, Fatjona Dhimitri si dhe Arjan Kasaj, që të gjithë vlera intelektuale.

Janë këto vlera që ne besojmë se PD, do të jetë forcë e parë në Qarkun e Gjirokastrës-është shprehur Tritan Shehu.

Vendi ynë ka nevojë urgjente për ndryshim pas një katërvjecari bllokues dhe shkatërrues me protagoniste qeverinë e të majtëve-është shprehur kandidati Shehu.

Arroganca ndaj qytetarit është cilësia e vetme e kësaj qeverie në ikje dhe kjo arrogancë reflektohet tek fjalët e kryeministrit kur shprehet se rritje ekonomike ka, por qytetari nuk e ndjen. A ka më papërgjegjshmëri dhe arrogancë se kjo-u është drejtuar intelektualëve të Përmetit zoti Shehu.

Synimi ynë është rritja ekonomike e familjave shqiptare sepse për ne ka interes mirëqënia familjare-u shpreh Shehu.

Ndërkaq kandidatja Fatjona Dhimitri, ka premtuar rikthim të identitetit të Përmetit, nga të rinjtë, si një forcë aktive e cila ka potenciale të mëdha.

Familja ime është Përmeti, jeni ju armata intelektuale që me potencialin tuaj keni sjellë ndryshime në këtë vend-është shprehur Dhimitri e cila ka kërkuar votën e përmetarëve për PD më 25 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here