VIDEO/Këlcyra nuk gjen qetësi, protestë masive kundër shembjes së objekteve

0
159

Banorët e Këlcyrës janë solidarizuar me bashkëqytetarët e tyre pronat e të cilëve do të shemben si pasojë e planit të ri urbanistik. Qindra protestues janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar ndaj projektit që shkatërron 30 objekte dhe lënë në qiell të hapur, 100 qytetarë.

Sot protestës, i është bashkuar edhe ish deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD zoti Endrin Gjipali.

Banorët kryesisht ata që preken nga plani i ri urbanistik i qytetit, kanë kërkuar me ngulm, pezullimin e projektit që zhduk pronat e tyre të grupuara në pjesën më të dukshme të Këlcyrës. Ata apeluan për mungesën e transparencës nga ana e Bashkisë së Këlcyrës për projektin që shemb banesat dhe objektet e tyre dhe njëkohësisht u shprehën se nuk do të rreshtin së protestuari deri në fund.

Tubuesit janë shpërndarë qetësisht dhe kanë protestuar po qetësisht ndërkohë që premtuan se do të vijojnë protestat ditët pasuese.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here