VIDEO/Kërkohet ngritja e memorialit në Përmet për viktimat e diktaturës

0
169

Të përndjekurit politikë kërkojnë ngritjen e një memoriali në qendër të qytetit të Përmetit, në nderim të egzekutimit me dhe pa gjyq gjatë periudhës komuniste, të 53 përmetarëve.

Tubimi i sotëm i organizuar në qendër të Përmetit nga ana e Unionit Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ka pasur për qëllim pikërisht këtë.

Sipas kreut të këtij unioni Besim Ndergjoni, ky memorial, do t’ju kushtohet qytetarëve përmetarë që u egzekutuan, dënuan, internuan e dëbuar nga shteti komunist. Mjaft prej tyre u cmendën nëpër hetuesi dhe shumë prej tyre vdiqën në qelitë e burgjeve komuniste.

Në bazë të fakteve dhe bilanceve historike, mësohet se përvec 53 përmetarëve të egzekutuar pa gjyq dhe me gjyq nga rregjimi komunist, kanë qenë të burgosur politikë 122 të tillë, të internuar 117 përmetarë, të sëmurë mendorë nga torturat në hetuesi speciale 2 përmetarë dhe të vdekur nëpër burgjet komuniste 14 përmetarë.

Ky pra është bilanci tragjik i krimeve komuniste të kryera në një krahinë të vogël në popullsi si Përmeti, port ë madhe të tragjedi të humbjeve njerëzore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here