VIDEO/Këshilli Bashkiak rikthehet në pikën fillestare

Përfaqësues të PS në këtë këshill si dhe dy anëtare nga LSI përkatësisht Vjollca Koko e Rajmonda Kllapi, kanë thirrur Këshillin Bashkiak në një seancë jashtë radhe. Mbledhja është organizuar vetëm me prezencën e këshilltarëve të PS dhe dy të LSI duke bërë nul, vendimet e marra mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak që shkarkonte sekretarin e këtij organi Sem Golemi, si dhe përfaqësuesit e këtij këshilli në Këshillin e Qarkut Armand Hilaj e Shkëlqim Guce.

Për kreun e këshilltarëve të PS Petrit Brahimi, mbledhja e sotme është legjitime dhe rrjedhimisht dhe vendimet e marra në të. Kjo pasi u kërkua nga 1/3 e këshilltarëve dhe u organizua me prezencën e shumicës së këshilltarëve kryesisht ata të PS dhe dy nga LSI.

Ndërsa u shkarkua Mimoza Como nga posti i kryetares së Këshillit Bashkiak, u zgjodh Vjollca Koko e cila sot rrjedhimisht kaloi në krahun e PS duke braktisur LSI së bashki me Rajmonda Kllapin.

Ndërkaq Jugunews.net ka kontaktuar me këshilltarët e PD në këtë organ Dasho Aliko dhe Beqir Gjika të cilët konfirmojnë se nuk kanë pasur dijeni për organizimin e një mbledhjeje të tillë dhe se nuk janë njoftuar. Zoti Gjika për Jugunews.net shprehet për paligjshmërinë e kësaj mbledhjeje dhe po në të njëjtën linjë edhe Dashnor Aliko.

Ndërkaq pritet një reagim zyrtar nga selia e PD në Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment