VIDEO/Këshilltarët socialistë braktisin në mes mbledhjen e Këshillit Bashkiak

0
143

Këshilltarët socialistë nën panikun e minorancës në Këshillin Bashkiak, e kanë braktisur mbledhjen e kësaj të fundit sot.

Shkak është bërë refuzimi i tyre për të miratuar vendimet e dala nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër. Mbledhja ka filluar normalisht me prezencën e 2/3 të këshilltarëve të pranishëm dhe pasi janë miratuar tre projekt-vendimet e para, ka pasur debat mes këshilltarëve socialistë dhe atyre demokratë rreth cështjes së mësipërme. Socialistët kanë kërkuar miratimin me votë për diskutim në rendin e ditës së vendimeve të Asamblesë së Aksionerëve të Shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në momentin kur dy këshilltarë të LSI Mirela Mamani e Dhimo Kristidhi, nuk kanë qenë prezent në atë moment në mbledhje.

Kjo i ka avantazhuar në vota pasi PD dhe LSI ishin minus dy këshilltarë.

Rrjedhimisht demokratët kanë dashur pushim 5 minutësh për të ploëtësuar kuorumin e votave mes PD-LSI, por për socialistët kjo ka qenë e patolerueshme cka dhe më pas ata braktisën mbledhjen në mënyrë demonstrative.

Kësisoj mbledhja e ardhshme do të ketë në epiqendër këtë pikë shumë të debatueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here