VIDEO/Konstituohet kryesia e re e PD Gjirokastër, kryetari i ri Aliko: Të japim më të mirën së bashku !

0
171

Është konstituar sot kryesia e re e degës së PD në Gjirokastër e dalë pas një procesi zgjedhor në terren dhe zgjedhjeve të krerëve të seksioneve dhe grupseksioneve me parimin një anëtar-një votë.

Kreu i ri i PD Gjirokastër Dasho Aliko zyrtarisht sot ka marrë detyrën e së bashku me të edhe tre nënkryetarët e rinj të degës së PD në Gjirokastër. Të pranishëm kanë qenë anëtarë të kryesisë së PD, këshilltarë në parlamentet vendore në të tre bashkitë e rrethit që përfaqësojnë PD, etj.

I pranishëm ka qenë edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, si dhe anëtari i kryesisë së PD Roland Bejko ish kryetar i PD deri para pak ditëve.

Kryedemokrati Aliko ka cmuar punën e kryer gjatë kësaj periudhe të degës së PD në Gjirokastër, vlerësuar kontributin e cdo demokrati në këto vite të fundit në opozitë dhe ka premtuar se të gjithë së bashku do të punojnë energjikisht për të bërë më të mirën në organizimin e PD në Gjirokastër me synimin final, fitimin e të tre bashkive në zgjedhjet e afërta vendore.

Sekretari i degës së PD Spartak Drasa ka përcjellë emrat e kryetarëve dhe sekretarëve të grupseksioneve të cilat sic tha ai, janë propozime nga baza. Emrat e tyre janë miratuar unanimisht nga prezenca e anëtarëve të kryesisë.

Ndërkaq janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e PD në Gjirokastër. Ata janë Ilir Gushi, Alije Kokalari dhe Beqir Gjika.

Ilir Gushi vjen nga fusha e financës me një karrierë të shkëlqyer në këtë fushë, drejtor i një prej filialeve të bankave të nivelit të dytë, intelektual dhe një emër me peshë dhe me kontribut intelektual në Gjirokastër.

Alije Kokalari ekonomiste një grua me përvojë në drejtim në institucione shtetërore, rrjedh nga një familje patriotike demokrate dhe intelektuale gjirokastrite.

Beqir Gjika nënkryetari tjetër i PD, me një karrierë të pastër në drejtim të pushtetit vendor, ish kryetar i Komunës Picar në 2011-2015. Intelektual me përvojë dhe me rreth të gjerë shoqëror e miqësor në Gjirokastër.

Ndërkohë që në fund janë votuar edhe sekretarët e rinj në bazë të njësive administrative ku janë zgjedhur figura të pastërta dhe me bagazh intelektual e profesional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here