VIDEO/Konsulli grek i Gjirokastrës i rikujton Tiranës respektimin e të drejtave të minoritetit

0
148

Konsulli grek në Gjirokastër Llambros Kakissis garantoi popullsinë minoritare greke që jeton në jug të Shqipërisë se mbrojtja e të drejtave të tyre është prioritet kryesor i qeverisë së Athinës.

Në fjalimin e mbajtur me rastin e Festës së Pavarësisë së Greqisë mesditën e sotme në fshatin Dervician, konsulli grek ka glorifikuar rolin e Greqisë në Ballkan në luftën për liri.

Luftuan me qëllimin e vetëm për lirinë dhe ringjarlljen e mëmëdheut. Vlerësojmë vlerat që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe të pa përsëritshme. Greqia tregoi jo vetëm që ishte luftëtare, por imponoi edhe në Botë idetë e saj për demokracinë, qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen në 1821-u shpreh konsulli grek. Është historikisht e vërtetuar sado të ndërhyjnë për arsye politike diplomatë apo gjeodipolomatë që nuk pranojnë se Greqia autoktone ishte një vend i bazuar tek njerëzimi. E pranojnë ose jo, helenizmi ishte 1000 vjet më para midis dritës dhe erresirës, lirisë dhe burgut. Këtë objektiv mbrojtën edhe luftetarët e 1821. Dhe ky është mesazhi ynë. Dua të jap nje mesazh minoritetit grek të drejtpërdrejte dhe Shqipërise fqinje. Mbrojtja e të drejtave të minoritetit etink grek eshte prioritet kryesor i qeverisë greke. Dita e sotme na shton besimin dhe na kujton se asgjë nuk na është dhuruar. Thashë edhe dje e them edhe sot se në të shkuarën kemi paguar shumë për të bashkuar, e arritëm me shumë mund-ka qenë mesazhi i konsullit grek të Gjirokastrës Kakissis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here