VIDEO/Krasniqi: Hetim serioz për cdo parti për financimet në 10 vitet e fundit

0
217

Politologu Afrim Krasniqi, ka qene i ftuar ne emisionin Ora e Intervistes ne ORA NEWS me gazetare Ilva Taren.

Zoti Krasniqi ka dhene nje panorame te zhvillimeve politke ne vend.

Ne faqen e tij ne FCB, zoti Krasniqi jep spegime per ate cfare eshte shprehur tek Ora e Intervistes.

Postimi i Plote i Afrim Krasniqit ne profilin e tij ne FCB.

Lobingu politik?

Në një vend serioz nuk shohim politikanë që recitojnë fletë-rrufe në konferenca shtypi kundër njëri tjetrit, por shohim institucione që flasin me gjuhën e ligjit.

Në Shqipëri, vendin më të varfër në zonën evropiane, tre partitë kryesore politike kanë harxhuar brenda një viti rreth 3 milion euro për lobing (foto, takime, artikuj pozitiv në media, kompani konsulence elektorale, sondazhe etj). Nuk janë paratë e tyre, por janë paratë tona, janë taksat tona, kurse vetë ata janë vendimmarrësit tanë, janë sundimtarët tanë!

Transparencë? Detyrimi i nenit 9 të Kushtetutës ? Harrojeni. Ne vijojmë të kemi dy standarde: një për politikanët dhe një për qytetarët.

Të parët të paprekshëm, të dytët skllevër që kënaqen me pak liri. Zgjidhja? Rikthim tek institucionet: një hetim serioz nga prokuroria për çdo pagesë dhe nga çdo parti në 10 vitet e fundit: një nismë ligjore për ligjin e lobimit dhe donacioneve informale: një database publike e të gjitha shpenzimeve+detyrimin e tatimeve të bëjnë publike në çdo rast shpenzimet e partive politike, kontratat, detyrimet dhe konfliktet e interesit me donatorët.

Akuzat etiketuese pro & anti ruse? Siç tha edhe Majko, vlejnë vetëm për filmat e kinostudios. Fakti se është se të gjithë këta tanët, pa dallim thelbësor dhe sipas nevojës, ishin e janë pro/kundër amerikanë, pro/kundër italianë, pro/kundër grekë, pro/kundër turq, pro/kundër gjermanë, pro/kundër ruse, pro/kundër kinezë, pro/kundër indianë dhe pro/kundër kujto/gjithçkaje tjetër nëse kjo u mundëson forcimin e pushtetit personal.

Për ta, qëllimi justifikon mjetet, partia e pushteti janë të parat, Shqipëria dhe interesi publik në rastin më të mirë mund të jenë të dytat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here