VIDEO/Kreu i fondacionit gjerman Konrad Adenauer, angazhohet për sqarimin e krimeve të komunizmit në ish kampin e internimit të Tepelenës

Aktiviteti i djeshëm përkujtimor në nderim të viktimave të kampit të internimit në Tepelenë, është përkrahur dhe ndjekur personalisht edhe nga drejtori i Fondacionit Gjerman “Konrad Adenauer” Tobias Rüttershoff.

Jam shumë i nderuar-u shpreh zoti Rüttershoff-për ftesën prej organizatorëve të eventit përkujtimor në nderim të viktimave të shkaktuara nga komunizmi në Tepelenë.

Për zotin Rüttershoff, raportimet dhe përjetimet e dëshmitarëve që në atë periudhë kanë qenë fëmijë si vuajtës në kamp, janë mjaft prekëse. Nuk e egzagjeroj që mund të hedhim një vështrim në atë tmerr që ka ndodhur ku kanë humbur jetën përvec grave dhe burrave edhe shumë foshnja dhe fëmijë si pasojë e torturave cnjerëzore. Sipas kreut të Fondacionit Gjerman në Shqipëri, nuk dihet as fakti se ku janë varrosur viktimat dhe Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer” angazhohet për sqarimin e mëtejshëm të të gjitha rasteve kriminale që kanë ndodhur gjatë kohës së komunizmit.

Kjo ndërmerret me qëllim për të sqaruar këto krime dhe zbardhur ato. Ajo cfarë është e rëndësishme, vlen se duhet punuar me brezin e ri dhe t’u spegojmë atyre me qëllim që këto raste mos të përsëriten më-ka përfunduar rrëfimin e tij ekskluziv për Jugunews.net kreu i prezencës së Fondacionit Gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Tobias Rüttershoff.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment