VIDEO/Kriza politike, con në prag të falimentit bizneset në Pazarin Karakteristik

0
163

Bizneset në Qafën e Pazarit në zonën historike të Gjirokastrës, po shkojnë drejt falimentit. Muaji gusht që konsiderohet kulmi i sezonit turistik, për ta është shëndëruar në sezonin më të dobët parë ndonjëherë, pasi po u sjell fitime “mbijetese”.

Sipas tyre punimet, pluhuri dhe zhurmat si pasojë e rikonstruksionit që po kryhet në kalldrëmin karakteristik, po i largojnë turistët, të cilët qëndrojnë vetëm disa orë duke mos shpenzuar asnjë qindarkë për punimet artizanale që indetifikojnë qytetin e gurtë. Më tej ata thonë se edhe kriza politike që ka mbërthyer vendin ka dhënë efektet e veta negative, duke sjellë anulimin e prenotimeve nga grupet turistike të huaja. 

Ndonëse pritej që muaj korrik dhe gusht të shënonin një bum vizitorësh në qytetin e gurtë, këtë vit numri i tyre paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here