VIDEO/Kryedemokrati gjirokastrit: PD dhe LSI shumicë legjitime në pushtetin përfaqësues lokal

Kryetari i PD në Gjirokastër dhe njëkohësisht kreu i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak, legjitimon lëvizjet e opozitës në mbledhjen e sotme të organit legjislativ vendor.

Në një intervistë për News 24 dhe Alpo TV, Roland Bejko, rendit arsyet e zhvillimeve të sotme në këtë këshill duke shënuar një fitore të opozitës në vend e cila prej ditës së sotme, ka ridimensionuar fuqinë e saj në Gjirokastër si qendër Qarku.

Hapi i mëpasshëm i demokratëve dhe përfaqësuesve të LSI në Këshillin e Qarkut, është zgjedhja e kreut të ri i cili do të vijë patjetër nga radhët e opozitës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment