VIDEO/Kryeprokurorja Arta Marku nga Gjirokastra: Luftoni krimin dhe korrupsionin ne të gjitha nivelet

0
159

Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së Gjirokastrës dhe Përmetit të organizuar në qytetin e Gjirokastrës. Zonja Marku ka mbërritur në mesditë nën masa të forta sigurie dhe është pritur nga Prokurori i Gjirokastrës Arben Pasho. Më pas takimi është zhvilluar në një prej ambjenteve të hotelit në Pazarin Karakteristik.

Jugunews.net mëson se Arta Marku, ka vlerësuar rolin e Prokurorisë së Gjirokastrës e cila në vitet e fundit ka qenë rezultative në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme dhe ka argumentuar me prova cdo shkelje ligji.

Zonja Marku ka bërë apel për goditjen e krimit në të gjitha nivelet dhe ndëshkimin e autorëve të tyre.

Analiza vjetore e organit të akuzës në Gjirokastër është zhvilluar pa praninë e medias për vetë specifikën që mbart. Pas takimit zonja Marku nuk ka pranuar të shprehet për natyrën e takimit të sotëm dhe se për cfarë është diskutuar konkretisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here