VIDEO/“Kthesa e Vdekjes” në Virua, burim aksidentesh

0
179

Kthesa rrugore pranë liqenit të Viroit, mund të etiketohet edhe si “kthesa e vdekjes”.

Vetëm gjatë këtij viti pikërisht në këtë kthesë, janë shkaktuar pesë aksidente, të cilat mund të quhen aksidente fatlume pasi kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërkohë që në tre vitet e fundit kanë humbur jetën 3 persona.

Altin Mucaj shef i Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Gjirokastër thotë për Jugunews.net se mungesa e sinjalistikës është prezente në disa segmente dhe aksi në pikën e Viroit është një nga më problematikët. Ai thotë gjithashtu se shkaktarë të aksidenteve janë dhe vetë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë sezoni turistik sjell me vete edhe një numër të lartë automjetesh, e si rrjedhojë shton numrin e aksidenteve në vendin tonë.

Për këtë arsye Altin Mucaj Shef i Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Gjirokastër thotë se Drejtoria e Policisë Rrugore ka një mobilizim maksimal për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor. Synimi është të ketë sa më pak shkelje të Kodit Rrugor, për pasojë më pak aksidente dhe më shumë siguri në rrugë.

Sensibilizimi i drejtuesve të mjeteve ka nisur në hapin e parë duke shtuar bashkëpunimin me disa institucione, por edhe duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që në kufi për të bërë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Policia Rrugore thekson se gjatë fundjavave do të vijojë me kontrolle të shtuara, e kjo jo për të rritur sasinë e gjobave, por për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë.

Mucaj apelon tek këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullit, të kalojnë në vijat e baradha pasi nga vëzhgimet në akset rrugore rezulton se shumë këmbësorë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit duke u kthyer në burim aksidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here