VIDEO/ Ktheu shtepine ne muze historia e vecante e N. Kokones nga Hormova

Me kthimin nga shteti grek ku punonte per vite me radhe , 42 vjecari Naim Kokona nga fshati Hormove i bashkise Gjirokaster i lindi ideja e koleksionimit te sendeve te ndryshme antike . Per ti ekspozuar ato me pas ne muret e shtepise ku jeton se bashku me bashkshorten , duke e shnderruar ne nje muze historik , pasi ky eshte qellimi i tij. Se bashku me banore te fshatit , Naimi grumbullon sende te vjetra por sic thote edhe ai me nje vlere te vecante historike. Shpeshhere Naimi udheton ne zonat perreth duke zbuluar dhe keto sende antike te periudha te ndryshme te historise. Sipas tij ruajtja e tradites dhe trashegimia nder breza eshte teper e nevojshme ne nje kohe kur ne Shqiperi e reja po mbizoteron.
Realizimi i ketij muzeu nuk ka per qellim fitimi por ruajtjen e vlerave autentike. Ne muzeun e vetem te fshatit Hormove deri me tani Naimi ka koleksionuar lloje te ndryshme te armeve, vazo te ndryshme qeramike dhe sende te tjera qe datojne shume kohe mepare ndersa kerkimet per shumellojshmeri objektesh vijojne. Ndonese shume pak e din se ku ndodhet, ne shtepine tij ne fshatin Hormove mund te shkoje kushdo qe ka interes per tu njohur me historine vendase duke u kthyer pse jo ne nje atraksion turistik.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment