VIDEO/Kthime në Kakavije, “Shengeni” bllokon hyrjen e 40 shtetasve shqiptarë

0
149

Greqia sërish u vendos kufirin shqiptarëve të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në hapësirën “Shengen”. Në 24 orët e fundit, pala greke e Kakavijes, ka kthyer mbrapsht për në territorin shqiptar, 40 shtetas shqiptarë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe me garanci monetare ashtu sic e përmbajnë rregullat e hyrjes për në shtetet e Shengenit.

Vetë personat që e kanë pësuar nga kjo fushatë e re e autoriteteve helene, shprehen për Jugunews.net se kthimi i tyre ka qenë i detyrueshëm nga policët dhe kontrollorët helene të Kakavijes, në kushtet ku sipas tyre, nuk janë respektuar normat elementare për të hyrë në hapësirën “Shengen”.

Ndërkaq Policia Shqiptare Kufitare e Kakavijes, konfirmon se ka pasur një fluks të kthimeve të emigrantëve shqiptarë që nuk janë lejuar nga autoritetet greke, por që nuk ka dhënë numrin e saktë të të kthyerve. Nisur nga kjo gjendje e cila ka ditë që përbën shqetësim për vetë të interesuarit që kërkojnë të shkojnë në Greqi, është ndërmarrë një takim bilataral për të sqaruar situatën dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.

Ndërkaq këtë javë pritet të ketë fluks të ardhurish nga Greqia me rastin e festës së Pashkës Ortodokse. Parashikohet lëvizje e madhe e emigrantëve shqiptarë në të dy anët e kufirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here