VIDEO/KZAZ 78 injoron paralajmërimin e Bashkisë largimin nga Pallati i Sportit

0
174

Ka rezultuar nul paralajmërimi i  nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër Aurel Lapa. Ishte parashikuar qe sot ne oren 11:00 KZAZ nr 78 të lironte ambjentet në Pallatin e Sportit por kjo nuk ndodhi.

Eshte konstatuar prezencë e lartë e efektivëe të policisë së Gjirokastrës por gjithesesi edhe sot këto ambjente nuk i janë dorëzuar Bashkisë Gjirokastër dhe as materialet zgjedhore nuk janë hequr.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga Bashkia Gjirokastër burime konfidenciale shprehen se për të shmangur incidentet, Bashkia ka preferuar të tolerojë edhe disa ditë përpara se të ndërhyjë. Në respekt të dekretit të Presidentit Meta, Bashkia e Gjirokastrës e cila drejtohet nga LSI, kërkoi lirimin e ambjenteve dhe heqjen e materialeve zgjedhore, pasi sipas saj, zgjedhjet e 30 Qershorit tashmë janë anulluar.

Një situatë e tilla është e ngjashmë në të gjithë bashkitë që drejtohen nga PD e LSI, ndërsa në bashkitë që drejtohen nga PS fushata elektorale vijon normalisht, a thua nuk janë në dijeni të dekretit të presidentit i cili firmosi LIVE zhdekretimin e 30 Qershorit. Gjirokastra njihet për qytetari dhe aktet e dhunës janë të papranueshme në këtë qytet por gjithsesi mbetet për tu parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here