VIDEO/ Lapsi.al Kur Rama tallej me ligjin e dekriminalizimit dhe bënte batuta me Elvis Roshin

Kryeministri Edi Rama u “dorëzua” sot duke firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, pasi KQZ votoi unanimisht pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerje të mandatit.

Por në shkurt të këtij viti, Rama tallej me ligjin e dekriminalizimit, i cili bëri “kurban” kryebashkiakun e Kavajës. Në videon më poshtë shihet Rama gjatë një takimi në Kavajë ku bën batuta me Elvis Roshin.

“Kisha dëshirë të vinte këtu krimineli që drejton Kavajën. Kemi kalu një ligj për dekriminalizimin. Sipas atij ligji nuk shpëton askush që ka bërë dicka. Mezi po pres zbatimin e ligjit, që t’i çoni letër Lulit dhe t’i thonë: “Po ky si shpëtoi mo”, shprehej Rama.

Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment