VIDEO/Lufta për B52, Arseni shpk përgënjeshtron BAVARIA N.V

0
219

Arseni shpk hedh poshte me indinjate informacionet e transmetuara nga BAVARIA N.V. ne nje ekran kombetar ne lidhje me marken tregetare B-52 Energy Drink, prone e jona.

Sqarojme publikun se pretendimi i BAVARIA N.V. per nje marke 50 vjecare eshte mashtrim. Regjistrimi i i pare nderkombetar i markes B-52 nga BAVARIA N.V. eshte kryer vetem ne vitin 2008. Vete avokatja e firmes hollandeze pranoi publikisht se regjistrimi i tyre ne Shqiperi eshte me vone se ai i bere nga Arseni shpk. Per saktesi – ky regjistrim kombetar eshte 10 muaj me i vonuar. Ligji percakton se regjistruesi i pare zoteron marken dhe ka te mbrojtur emrin e saj. Kjo eshte arsyeja pse te gjitha shkallet e gjyqesorit ne Shqiperi i kane dhene te drejte shoqerise ARSENI shpk.

Bavaria N.V. tha se B-52 eshte marka e saj e regjistruar ne Spanje dhe Portugali ne vitin 2000. Qofte rrjeti boteror i markave dhe patentave WIPO, ashtu edhe databazat kombetare te Spanjes dhe Portugalise e nxjerrin kete deklarate nje genjeshter.

Por avokatja e firmes hollandeze pranoi se me qellim dhe ne shkelje te ligjit, BAVARIA N.V. po prodhon dhe fut sot ne Shqiperi imitime te nje marke te c’regjistruar, ne kundershtim me vendimin e Gjykates se Larte. Pra, “8S2” i Bavaria N.V. eshte po aq i paligjshem sa “B52” gri i nxjerre nga tregu me vendim gjykate. Kjo sjellje eshte e denueshme.

Qendrimi mbeshtetes I ambasades holandeze ne mbrojtje te shkeljes se ligjit nga Bavaria N.V. eshte me se paku zhgenjyes. Presioni I tyre mbi institucionet Shqiptare duke I kerkuar ekzekutivit te ndikoje mbi sistemin gjyqesor eshte ne kundershtim me frymen e shtetit ligjor dhe me parimet europiane te se drejtes.

I bej me dije publikut se BAVARIA N.V. nuk ka probleme vetem me Shqiperine dhe vetem me marken B-52.

Gjyqi per pronesine industriale te markes B-52 ne Maqedoni nuk ka mbaruar ende. Rezultati i tij nuk eshte i parashikueshem.

Kjo kompani hollandeze ka konflikte ne te gjithe Europen edhe per produktin leader te saj – vete birren Bavaria. GYKATA EUROPIANE (European Court of Justice) ka refuzuar regjistrimin e birres Bavaria ne BE – sepse Unioni Bavarez i Birrave (Bayerische Brauerbund) ka hedhur ne gjyq shoqerine Hollandeze per shperdorim dhe vjedhje te emrit te famshem gjerman, pa te drejte. Disa shtete si Gjermania, Cekia, Spanja etj kane ndaluar tregetimin e birres Bavaria ne vendet e tyre. I njejti konflikt per birren Bavaria e ka nxjerre ate nga tregu edhe ne Australi, SHBA, Kine, etj. A thua drejtesia blihet ne te gjithe keto vende?!

 

A ka ne keto vende ambasade hollandeze?! A rrezikon Gjermania, Cekia, Spanja etj te humbin anetaresine ne BE se kane nxjerre nga tregu birren Bavaria te kompanise hollandeze?! Pse Kroacise nuk ju be i njejti presion edhe pse ajo tre vite me pare, ndersa anetaresohej ne Bashkimin Europian, e c’regjistroi marken BAVARIA.

Ne fakt, Bashkimi Europian ju kerkon anetareve te rinj te kene nje ekonomi te shendetshme, prodhim te brendshem dhe investime qe krijojne vende pune (ne punesojme ne Shqiperi 20 here me shume njerez sesa filialet e Bavaria N.V.), rritje ekonomike te mbeshtetur mbi burime te brendshme dhe fuqizim te eksporteve. Ne jemi nje taksapagues shume me i rendesishem sesa Bavaria N.V. dhe nje nder 10-15 kontribuesit me te medhenj ne vend ne buxhetin e shtetit. Kjo eshte ajo qe kerkon Europa nga vendet kandidate.

Presioni mbi Shqiperine nga Bavaria N.V. si kusht per aderim ne BE eshte vetem nje blof tregetar.

Arseni shpk falenderon institucionet Shqiptare qe kane ditur te respektojne ndarjen e pushteteve dhe kane mbeshtetur vullnetin e sipermarresve vendas per te investuar ne shtepine e tyre.

Arseni shpk ka qene dhe mbetet nje shoqeri me etiken me te larte, ne marredheniet e saj me shtetin dhe me konsumatorin, te cilit gjithmone i kemi ofruar prodhime me cilesi superiore.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here