VIDEO/Marshimi i demokratëve gjirokastritë drejt kryeqytetit

Me dhjetëra qindra simpatizantë të PD në Qarkun e Gjirokastrës, i janë bashkuar protestës së sotme të opozitës shqiptare e cila do të organizohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, intensiteti i lëvizjeve në drejtim të kryeqytetit, ka qenë i madh dhe interesimi po kaq.

Vetëm sot, nga Gjirokastra në drejtim të kryeqytetit, janë nisur katër autobuzë, ndërkohë që shumë të tjerë, janë vetorganizuar duke shkuar në protestë me automjetet e tyre.

E njëjta panoramë është rregjistruar edhe në Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë ku protestuesit e opozitës janë organizuar për të shkuar në kryeqytet.

Burime nga PD lokale, konfirmojnë për Jugunews.net se vetëm nga Gjirokastra, janë nisur rreth 400 persona në drejtim të kryeqytetit, ndërsa në rang qarku, numri total përllogaritet diku tek 800-1000 persona.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment