VIDEO/Marshimi nga Gjirokastra i opozitarëve drejt protestës madhështore në kryeqytet

0
156

Anëtarë dhe simpatizantë të PD nga Gjirokastra, janë nisur qysh herët sot në drejtim të kryeqytetit për të qenë pjesmarrës në mitingun madhështor të opozitës i paralajmëruar në orën 11 të ditës së sotme.

Nisja ka filluar nga Ura e Lumit ku dhjetëra simpatizantë të vetëorganizuar si dhe qytetarë të ndryshëm, janë grumbulluar para vendit të nisjes së autobuzëve. Pjesa më e madhe e simpatizantëve të djathtë, janë nisur me automjete private.

Nuk dihet numri i saktë i tubuesve të nisur nga Gjirokastra por gjithësesi bëhet e ditur se pjesmarrje të gjerë për të shkuar në protestën e sotme, ka pasur edhe nga Tepelena e Memaliaj ku janë nisur dy autobuzë, si dhe nga Përmeti e Këlcyra po dy autobuzë dhe me dhjetëra automjete që janë nisur në drejtim të kryeqytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here