VIDEO/Mbërrijnë materialet e votimeve të 30 qershorit në KZAZ 78

Kane mberritur materialet per votimet e se dieles ne KZAZ nr 78 qe i perket Bashkise se Gjirokastres. Materialet kane mberritur permes nje automjeti te Ushtrise Shqiptare dhe jane shkarkuar ne brendesi te Pallatit te Sportit te Gjirokastres. Ndonese Bashkia u ka kerkuar autoriteteve policore te clirojne ambjentet te cilat mbahen forcerisht nga KZAZ 78, nga ana e saj policia nuk e ka pare te arsyeshme te nderhyje duke kundershtuar kesisoj dekretin e presidentit Ilir Meta.

Ne materialet qe kane mberritur sot, jane fletet e votimit per kryetar bashkie dhe ato te subjekteve politike per keshillin bashkiak.

Votimet e fundit ne Gjirokaster me nje kandidat te vetem, per here te fundit jane mbajtur ne 1987 ku ne ate periudhe u zgjodh Flamur Cani kryetar i Komitetit Egzekutiv te rrethit Gjirokaster. Pas 32 vjetesh historia perseritet por me nje Flamur tjeter.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment