VIDEO/Mbi 300 banorë pa korrent, OSHEE bën sehir

Linja të shkatërruara dhe të brishta nga moti. Sa herë që bie qoftë edhe një vesë shi, banorët e fshatit Anë Vjosë në rrethin e Tepelenës, ngelen pa energji elektrike. Linjat e përcjelljes së energjisë elektrike, mezi mbahen në këmbë dhe si për ironi, ato janë siguruar në mënyrë primitive nga OSHEE me litarë dhe spango në kulme.

Janë tre shtylla që mezi mbahen në këmbë të cilat kanë 30 e kusur vite, që nuk ka hypur askush mbi to. Elektricisti i fundit, që hipi, ka ndërruar jetë e pas tij, askush tjetër. Banorët e fshatit me një popullsi prej 300 personash, sa herë janë ankuar, kanë marrë vecse premtime dhe asgjë tjetër.

OSHEE nuk e ka parë të udhës t’u vijë në ndihmë këtij komuniteti që privohet nga rryma elektrike, sa herë që ka mot me rreshje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment