VIDEO/Më pak turistë këtë vit në Gjirokastër, shkak masakra tek kalldrëmet

Edhe pse gjendemi në kulmin e sezonit tursitik, Gjirokastra ka më pak turistë se një vit më parë. Kriza poltike që ka mbërthyer vendin tonë dhe rikonstruksionet e kalldrimit karakteristik në Qafën e Pazarit, duket se kanë penalizuar turizmin e qytetit të gurtë.

Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku i Antigonesë, mbeten dy prej atraksioneve më shumë të pëlqyera prej turistëve të huaj. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës si Italia, Republika Ceke, Izraeli, Polonia madje Kina dhe Japonia e largët, vizitorët shprehen të mrekulluar nga gjithcka që qyteti i Gjirokastrës ofron.

Në një prononcim  drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vasil Polo bën me dije se Gjirokastra këtë vit ka 900 turistë më pak se një vit më parë. Më tej ai tha se 6 mujori i parë i këtij viti, është mbyllur me 35.870 turistë në kalanë e Gjirokastrës ndërkohë që na Parkun e Antigonesë, ka patur rreth 400 deri në 500 turistë. Sipas tij pritet që situata të normalizohet dhe turzimi i këtij viti të ecë me të njëjtat ritme si një vit më parë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment