VIDEO/Ministri Lleshaj në Dropull takim me kryepleqtë e fshatrave

0
162

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, për herë të parë ka kontaktuar me përfaqësuesit e zgjedhur të minoritetit grek në jug të vendit. Shkak ishte tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Ambasada Holandeze në Tiranë që kishte në fokus, raportet mes këtij komuniteti me policinë dhe dispozicioni i kësaj të fundit ndaj komunitetit.

Në takim i cili u mbajt pa praninë e medias, janë ngritur një sërë shqetësimesh nga përfaqësues të fshatrave të Dropullit, kryetari i Bashkisë së Dropullit rreth sigurisë. Kryebashkiaku i Dropullit Akilea Decka, ka përcjellë për tek të pranishmit shqetësimet e komunitetit përsa i përket pajisjes me dokumente identifikimi për zonat e largëta ku është e pamundur si pasojë e prezencës në to të të moshuarve dhe pamundësisë së tyre për të aplikuar për letërnjoftim në zonat urbane, problematikën e grabitjeve në banesa, një fenomen i rralluar tashmë në raport me dy vite më parë, etj.

Zoti Lleshaj ka premtuar se forca goditëse e Policisë së Shtetit ndaj fenomeneve që shqetësojnë komunitetin etnik grek në jug të vendit, do të jetë prioritare dhe se i ka quajtur të drejta shqetësimet e ngritura. Në takim merrte pjesë edhe konuslli grek në Gjirokastër, krerët e lartë vendor të Policisë dhe të Prokurorisë, si dhe prefekti i Qarkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here