VIDEO/Miratohet mes debatesh paketa fiskale e Bashkisë për 2019, kyedemokrati Bejko në mbrojtje të shtresave në nevojë

0
145

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Gjirokastër edhe pse kishte mjaft pika për tu diskutuar, vëmendja u fokusua tek miratimi i paketës fiskale për vitin 2019 si dhe gjendja e shkollave ku pjesë e debatit ishin edhe drejtorë shkollash.

Në pikën e miratimit të paketës fiskale 2019, cështjet e trajtuara nga kampet politikes ishin disa  ndryshime në pakëtën e re ku përfshiheshin edhe taksa për shërbime që banorët kryesisht në zonat rurale nuk i marrin fare.

Kreu i grupit të këshilltarëve demokratë Roland Bejko, ka thënë se ndërhyrjet tek paketa fiskale për clirimin e barrës ekonomike tek familjet në nevojë, vijnë pas propozimit të përhershëm të PD në këtë këshill cka më në fund merret parasysh. PD ka treguar gjithmonë disponibilitet dhe ka cuar përherë zërin për qytetarët dhe banorët e zonës rurale që të jenë të përjashtuar nga taksat dhe shërbimet që janë inegzistente-është shprehur zoti Bejko.

Një pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ka qenë edhe raportimi mbi vlerësimin e situatës dhe nevojave, si dhe marrja e masave për përballimin e situatave emergjente në bashkinë Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here