VIDEO/Mirush Kabashi nxjerr gjirokastritët nga shtëpitë me Apologjinë e Vërtetë të Sokratit

0
146

Bashkia e Gjirokastrës, sjell aktorin e famshëm Mirush Kabashi, për të interpretuar një nga veprat më të arrira sic është “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

Si rrallëndonjëherë artëdashësit gjirokastritë, kishin prerë bileta për të mbushur Odeonin në Bashtenë e Teqesë në shfqajen që i la të shtangur për 90 minuta rresht në apologjinë e vërtetë të Sokratit nën interpretimin brilant të Mirush Kabashit mjeshtër i madh i skenës.

Kjo monodramë e Kostas Varnalis, është vendosur në mjaft skena botërore, ku suksesi ka qenë i padiskutueshëm dhe duartrokitjet e publikut mëse të meritura. Apologjia e Vërtetë e Sokratit, është një nga monumentet më të larta të mendimit filozofik, të forcës shprehëse dhe veprimit reagues, i marrëdhënieve gjithnjë në konflikt mes shtresave sociale dhe papajtueshmëria me atributet e vyrtytshmes si shërbese hyjnore.

Vetë protagonosti i saj mes emocioneve të medha ka vleresuar pjesëmarrjen e publikut për të ndjekur këtë shfaqje ndërsa  jep edhe mesazhin e saj.

Shfaqja u ndoq edhe nga nje numer i lartë turistësh për të cilët ishte mundësuar edhe përkthimi në gjuhën angleze dhe atë greke.

Kjo shfaqje, gjallëroi jetën artistike në Gjirokastër ndërkohë që vjen pas një shfaqjeje të suksesshme në Teatrin e Gjirokastrës të vënë në skenë nga regjizori i talentuar gjirokastrit Klement Konomi me aktorë studentë të Universitetit të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here