VIDEO/Në fshatin Valare, aty ku banorët e kanë më të lehtë të hedhin mbeturinat jashtë kontejnerëve sesa brenda tyre

Mbeturinat urbane në fshatin Valare, qëndrojnë jashtë kontejnerëve të vendosura nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës. Banorët e këtij fshati ankohen për mungesën e evadimit të përditshëm të mbetjeve urbane nga ana e drejtorisë përkatëse. Kontejnerët e tejmbushur me mbeturina i shikon përditë nëpër rrugët e brendshme të fshatit ndërkohë që dy herë në javë vijnë dhe i evadojnë makinat e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit.

Banorët nga ana e tyre, përcjellin shqetësimin për këtë fenomen që sipas tyre është disa vjecar.

Në përgjigje të interesimit të banorëve dhe ankesave të tyre, Jugunews.net mori edhe prononcimin e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Gjirokastrës.

Kreu i kësaj ndërmarrjeje Etem Seferi, shprehet se ndërgjegjësimi qytetar në këtë fshat mungon pasi vetë banorët duhet të jenë më të kujdesshëm me përdorimin e kontejnerëve dhe se mbeturinat në shumë raste punonjësit e kësaj ndërmarrjeje i kanë gjetur jashtë vendeve të caktuara.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment