VIDEO/Në kërkim të Maradona Ibrahimit, lotët e të ëmës për djalin e humbur

0
174

Prej 1 muaj në kërkim të djalit të saj kjo është drama që po përjeton Maria Ibrahimi nga lagjia “Punëtori” në Gjirokastër. Ajo tregon se ka humbur kontaktet me djalin e saj Maradona Ibrahimi që prej datës 1 gusht, ndërkohë që me lot në sy rrëfen se 30 vjecari vuan edhe nga probleme te shëndetit mendor dhe se nuk mund të jetojë dot pa ilacet e tij.

Sipas kontakteve të fundit që Maria Ibrahimi ka patur në telefon me djalin e saj, ky i fundit i ka treguar se ka shkuar në Sarandë. Që prej këtij momenti e ëma nuk ka patur asnjë informacion nga i biri. Ndonëse ka denoncuar disa herë në Policinë e Sarandës dhe Gjirokastrës, këta të fundit nuk i kanë treguar asnjë gjurmë të të riut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here